Mediat masakrojnë Junajtid, Olmo mbyll sezonin, Shefild lëshon “SOS”

Humbi derbin, mediat: “Zero shpirt, zero cilësi, zero shpresë”

Kritika të rënda mbi Mançester Junajtid në faqet e para të mediave angleze sot. Djajtë e Kuq, pas humbjes së rëndë 0-3 në derbin ndaj Sitit, përfundojnë në qendër të kritikave. Mes përgjegjësve padyshim edhe trajneri Erik ten Hag.

Viti 2023 i Dani Olmos ka përfunduar. Lojtari spanjoll pësoi një ndrydhje të shpatullës gjatë ndeshjes kundër Këlnit të cilën Lajpcig e fitoi 6-0.

Një dëmtim që e largon të anësorin iberik deri në fund të këtij viti duke bërë që lojtari i kombëtares spanjolle të rikthehet në fushë në vitin 2024.

Tridhjetë e nëntë vjeç. Tiago Silva është një nga elementët më të rëndësishëm të Çelsit të Mauricio Poçetinos. Fund karriera është gati, braziliani e thotë: “Fundi i karrierës po afron dhe nuk është një gjë e thjeshtë.

Pronari i Shefield Wednesday, Dejphon Chansiri u ka bërë thirrje tifozëve të mbledhin 2 milionë sterlina për të shpëtuar klubin nga një embargo e transferimeve dhe sanksionet financiare. Aktualisht të fundit në Championship.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!