Ndeshja me Ukrainën, avullojnë biletat e italianëve

Italia ka një ndeshje për të mos u humbur me Ukrainën dhe një tjetër që duhet ta fitojë më herët me Maqedoninë e Veriut në kualifikueset e ‘Euro 2024’, Grupi C.

Mediat italiane njoftojnë se 1789 biletat e rezervuara për tifozët italianë për ndeshjen Ukrainë-Itali, ndeshja e fundit e grupit kualifikues për Kampionatin Europian të Gjermanisë 2024 e planifikuar për të hënën më 20 nëntor (20:45) në ‘BayArena’ në Leverkusen, u shitën në pak më pak se 48 orë.

Ndërkohë vijon shitja e biletave për ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut të planifikuar për të premten më 17 nëntor në stadiumin Olimpik të Romës.

Grupi kryesohet nga Anglia me 16 pikë ndjek Ukraina me 13 dhe Italia me 10-të pikë. Ukraina ka një ndeshje për të zhvilluar ndërsa Italia e Anglia nga dy./ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!