UEFA/ Ukraina ndaj Italisë me publik të reduktuar, gjoba…
UEFA pranoi pjesërisht ankesën e Ukrainës dhe vendosi të gjobisë Federatën e saj të Futbollit me 15 mijë euro dhe të mbyllë pjesërisht stadiumin për ndeshjen e radhës ndërkombëtare të kombëtares së drejtuar nga Rebrov.
Vendimi u mor pas sjelljes së tifozëve ukrainas të cilët u gjetën fajtorë për racizëm, bllokim të kalimeve publike dhe ndezje të bombave tymuese në ndeshjet kundër Anglisë dhe Italisë.
Kështu në takimin deçiziv të kualifikuesëve të Euro 2024 ndaj Italisë në Leverkusen (20 nëntor), ukrainasit do të detyrohen të luajnë me 5000 shikues më pak për shkak të skualifikimit të vendosur nga UEFA.
