Vllaznia ndalet nga Erzeni, Osmani nis me barazim
Abissnet Superiore: Vllaznia- Erzeni 1-1 (Balaj pen 28’/ Qarri 67′ aut)
Qatip Osmani e nis me barazim debutimin e tij në krye të Vllaznisë.
Dueli i fundit i javës së 11-të Abissnet Superiore, luajtur pasdite në “Loro Boriçi”, nisi me ritëm të ulët duke u përshkruar nga faza të qeta loje. Dallim bëri momenti i penalltisë së shndërruar në gol nga bekim Balaj për shkodranët dhe kjo ngjau në të 28′ e kësaj pjese.
Në të dytën Erzeni reagoi teksa gjeti golin pas një goditje e zekës i rikthyer këtë javë (bashkë me Kahrimanoviç) pas pezullimit një javor. Topi preku shtyllën ndërsa në kthim porteri kuqeblu e dërgoi në rrjetë për 1-1.
Pjesa e mbetur e lojes ishte këmbëngulëse për vendasit por dhe pas kohës shtesë asgjë nuk ndodhi dhe skuadrat ndanë nga një pikë.