Mesi fiton ‘Topin e Artë’ 2023

  • Kampioni i Botës me Argjentinën Lionel Mesi arrin të fitojë 8-të “Topa të Artë” në karrierë.


Çmimet e France Football: (30 tetor 2023, Paris)

“Topi i Artë” për edicionin 2023 i shkoi Lionel Mesit.Në garë me Erling Haland dhe Kilian Mbape.

Aitana Bonmati e Barcelonës shpallet fituesja e ”Topit të Artë” për femra.

Mançester Siti shpallet fituesi i trofeut për klubin më të mirë të futbollit për meshkuj

Çmimi “Gerd Myler” për golashënuesin më të mirë, i shkon Erling Haland, si sulmuesi që ka shënuar më shumë gola, 56 të tillë, gjatë këtij viti.

Fituesi i trofeut “Lev Jashin” për portierin më të mirë të vitit u shpall Emiliano Martinez.

Trofeu i klubit të futbollit më të mirë për femra i shkon Barcelonës, fituese e Ligës së Kampioneve në fuqi.

Vinicius Xhunior është fituesi i çmimit “Sokrates” për punën e tij me fondacionin që ka në Brazil për të ndihmuar fëmijët në nevojë.

Trofeu “Kopa” lojtari më i mirë i ri i shkon mesfushorit të Real Madrid, Xhud Belingam. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!