Nuk ka fitues, Erzeni- Laçi pa gola në fushën e Partizanit

Abissnet Superiore, java e 10-të: Erzeni- Laçi 0-0

Në ‘Arenën e Demave’ në Tiranë, Erzeni pritës u takua me Laçin për javën e 10 -të Abissnet Superiore. Ndeshja nisi me ritëm të ulët dhe vetëm pas gjysmës së këtij fraksioni, skuadrat kërkuan të impenjoheshin te zonat respektive.

Me Laçin më kërkues, pjesa e dytë, dha thuajse të njëjtën tablo pasi edhe pse kurbinasit kontrolluan më shumë topin, goli nuk erdhi kurrë.

Kjo është sfida e dytë që Erzeni- Laçi mbyllin pa fitues në dy përballjet sezonale. U luajt pa tifozë pasi fusha e shijakasëve e dënuar nga Disiplina. Laçi në vend të tretë me 14 pikë ndërsa Erzeni i 10-ti me 12 pikë.

Nesër tre takimet e mbetura të javës me Tirana- Dinamo, Teuta- Partizani dhe Skënderbeu- Egnatia./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!