Seferi e Mitaj dalin nga “kontrolli”, sulmuesi: Duam të mposhtim Serbinë 5-0

Shqipëria me një këmbë në europian por tani ka nisur “vallja” e euforisë. Dy futbollistë të Kombëtares Mario Mitaj dhe Taulant Seferi deklaruan të martën në media të ndryshme se duan Serbinë në grupet e Gjermanisë shorti i të cilit do të hidhet në Hamburg më 2 dhjetor.

Sigurisht që tej dëshirës dhe protagonizmit të lojtarëve të caktuar ende nuk është momenti për festë. Mbi të gjitha deklaratat duken mjaft të tepruara…

Ndër të tjera, thanë;

Mitaj: “Si të gjithë shqiptarët, edhe unë kam dëshirë, Serbinë në grup në Euro 24. Besoj se do ta mposhtim Serbinë, me nivelin që jemi tani. Shpresoj që ëndrra jonë të realizohet, për mua e vetmja gjë që ka rëndësi është fitorja me ta”.

Seferi: “Dua Serbinë në grupin europian”. 3-0 si me Çekinë? “Le t’i mundim, 4-0 ose 5-0. Kur shënova gol ndaj Çekisë, babai im humbi tensionin dhe mori ilaçe”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!