Mane në gjurmët e Bekam dhe Ronaldos, kërkon blerjen e klubit francez

Sadio Mane, sulmuesi i Al Nasr në Arabinë Saudite duket se ka shfaqur interes për t’u kthyer në pronar klubi.

Sikundër Ronaldo (‘Fenomeni’) te Vajadolid në Spanjë apo Devid Bekam te Inter Majemi, edhe senegalezi 31 vjeçar, me të kaluar të ndritur te Liverpul, shumë pranë pronësinë te klubi i ligës së katërt franceze, shkruan “La Journal Du Centre” teksa thotë:“Mane do të jetë pronari i ri i skuadrës franceze, Bourges Foot 18”.

Me gjasë marrëveshja do të bëhet zyrtare gjatë ditës së sotme në Bourges Town Hall, me Mane që mësohet se ka kontaktuar paraprakisht me kryetarin e Bashkisë së qytetit.

Në planin e tij afatgjatë, Mane mendon për transferime të rëndësishme te Bourges, i cili aktualisht mban vendin e 13-të në tabelë. Pas dakortësisë pritet që sulmuesi të zbulojë edhe një projekt zhvillimit të gjërë sportiv dhe jo vetëm. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!