Baholli falenderon Dinamon, Zmijani në ‘kujtime’, Daja karikon Ballkanin

Sandro Tonali pas fajësisë së vënjes së basteve do të skualifikohet për 10 muaj nga futbolli i luajtur. Madje mesfushori i Njukasëll mund të humbë dhe fazën finale të Euro 2024 (nëse Italia kualifikohet).
Hysen Zmijani legjenda shkodrane dhe e futbollit kuqezi ishte i ftuar special te Al Nasr i yjeve të futbollit në Arabinë Saudite. Pas afro 30 viteve ish mbrojtësi anësor, u shfaq te klubi saudit teksa në rrejte sociale u pa me një postim ‘demostrues’ krenarie.
Ilir Daja foli para ndeshjes së Ballkanit me Astanën Grupi C, Conference League në program të enjten: Duhet të jemi me këmbë në tokë. Astana ka mbi 90 takime në Europë. Ka marrë pjesë edhe në grupet e Champions League. Pas një fitoreje historike ndaj Dinamos së Zagrebit, nuk është e mundur të ndryshojmë objektivat”, ndër të tjera tekniku tiranas.
Ish trajneri i Dinamos Blendi Baholli postoi një foto me dedikimin: ‘Faleminderit Dinamo City’, duke lënë të kuptohet se aventura e tij te blutë meriton respektin e tij të pakursyer.
