Shaqiri e Xhaka shpëtojnë Zvicrën, Çekia vuan me Faroe

Fitore e vujatur për Republikën Çeke në duelin e xhiros së 8-të të kualifikuesëve Euro 2024 në Grupin E.

Pas dy shtyllave dhe epërsisë së skuadrës së Silhavit vjen momenti kyç i takimit teksa mbrojtësi Odmar Faero preku topin me dorë dhe arbitri dha penallti, me kapitenin Suçek që goditi në qendër duke kaluar përpara vendasit.

Kështu pas këtij tre pikëshi çekët ngjitën në vendin e dytë me 11 pikë, dy më pak se Shqipëria. Gjithësesi ky vend i tyre duket provizor pasi në 20:45 Polonia (9 pikë) pret Moldavinë.

Ndërkaq po në 18:00, në Grupin I, Zvicëra zhgënjeu në përballjen me Bjellorusinë. Miqtë udhëhoqen deri në në të 89′ 1-3 por më pas Akanzhi dhe Amdouni barazuan për 3-3 final. Shaqiri shënoi golin e parë për helvetët ndërsa dy golat e fundit erdhën nga asisti i tij dhe Granit Xhakës.

Më herët, për Grupin A, Gjeorgjia mundi 4-0 Qipron. Në mbrëmje ky grup ka në program supersfidën Norvegji- Spanjë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!