Shqipëria ndjek nga ‘divani’, sfida të forta në Oslo dhe Kardif
Nga divani për të ndjekur ndeshjet e sotme të rivaleve të saj. Shqipëria kryesuese e Grupit E, përpos angazhimëve me seancat përgatitore në Kompleksin Sportiv pranë FSHF-së për miqësoren me Bullgarinë ( të martën 18:00), një ‘vesh’ do ta mbajë te duelet Republika Çeke- Ishujt Faroe dhe Poloni Moldavi.
Ndërkohë veç Grupit E, Grupi A me kryesfidën Norvegji- Spanjë, ai D me ‘finalen’ Uells-Kroaci si dhe shtëpiakja e Zvicrës me bjellorusët, janë ndeshjet e sotme që më poshtë vijnë të vendosura grafikisht sipas orarëve përkatëse.
Kualifikuese (xhiro e tetë) Euro 2024:
Grupi A:
Gjeorgji – Qipro 15:00
Norvegji – Spanjë 20:45
Grupi D:
Turqi – Letoni 20:45
Uells – Kroaci 20:45
Grupi E:
Republika Çeke – Ishujt Faroe 18:00
Poloni – Moldavi 20:45
Grupi I:
Zvicër – Bjellorusi, 18:00
Romani – Andorra 20:45
Kosovë- Izrael (e shtyrë)/Sportiim.al/
