Shqipëri-Çeki/ ‘Ti Shqipëri me jep (shto) nder’… më 12 tetor

Shqipëria në ditën e madhe të futbollit. Kombëtarja kuqezi do të luajë këtë mbrëmje 20:45, sfidën vendimtare për fatet e saj në rrugëtimin drejt Gjermanisë gjatë verës së ardhëshme për të diskutuar fazën finale të ‘Euro 2024’.

E vendosur në Grupin E, Shqipëria me fytyrën e Silvinjos në 5 sfida me tre fitore një barazim dhe një humbje kryeson me 10 pikë ndërsa me tre ndeshje për t’u luajtur ka gati njërën nga dy biletat kualifikuese që ofron formati. Nëse po, atëherë kuqezinjtë për herë të dytë në histori (pas Euro 2016) do të jenë në sofrën e madhe të kontinenit.

Sidoqoftë pengesa e sotme ka emrin Republika Çeke. Ndoshta skuadra më e fortë e startit të kësaj fushate teksa që në ndeshjen e parë ndaj Polonisë (3-1) vuri gurin e themelit për të kaluar.

Realiteti Shqipëri, ka prishur planet dhe si çekët ashtu dhe polakët provuan në përballje me ‘shqiponjat’ se për të ecur duhet të luftohet në tre fronte. Pa bërë llogaritë e një Moldavie që befas ka fituar me Levandovskin dhe më tej Suçek është ndalur në barazim.

Sot Kombi shqiptar i gjithi në këmbë. Meritë e këtij grupi të shkëlqyer futbollistësh, i trajneri Silvinjo dhe stafit të tij, i punës vitale të vetë Federatës Shqiptare të Futbollit me Dukën në krye.

Në “Air Albania Stadium” të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranë, fatlumët do të jenë prezent për të ndjekur drejtpërsëdrejti benjaminët e tyre. Në këtë “vullkan kuqezi”, ndezësit (futbollistët) me misionin historik. Për triumf. Pa e patur mendjen te koerografia, te dashamirësit në shkallë të stilisur me simbole kombëtare, pjesë e së cilës këtë herë i shtohet Plisi tradicional.

Silvinjo tha në konferencë: “E rëndësishme por jo vendimtare”. Në fakt, braziliani ka të drejtë por populli nuk pret… Njerëzit duan të shohin këtë mbrëmje futbolli, lojën e bukur, golat spektakolarë të Asanit, Bajramit, Asllanit, forcën e suksesit me ngjyrat kuqezi. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!