E Para 4 sfida, vëmendje në Vorë

Java e shtatë në Kategori të Parë zhvillon sot katër duele me orarin zyrtar të gjitha në 14:00.

Padyshim supersfida e ditës zhvillohet në Vorë aty ku Vora e trajnerit Artan Mërgjyshi pret kryesuesit e Bylis të Ballshit. Ndërkohë dhe në Luz të Vogël luhet një përballje mjaft interesante.

Besa e Kavajës pret Flamurtarin e Vlorës, sfidë e cila do të japë ndjeshëm profilet e skuadrave përballë pasi si kavajasit ashtu dhe vlonjatët me aq shumë emër në futbollin shqiptar, në këtë start, janë larg pritshmërive.

Apolonia- Tomori gjithnjë ka prodhuar lojë e rezultate befasuese teksa dhe sot në “Loni Papuçiu”, për vetë paraqitjet e dy skuadrave ka interes i shtuar sportiv. Situatë analoge te Lushnja- Luzi 2008 e cila zhvillohet në Peqin. veçse këtu dulitati i takon zonës së fundit ku të dyja klubet nuk po ngjizin dhe aq me rezultate në këto javë të luajtura të inferiores.

Java e 7-të Kategori e Parë

14:00

Vora- Bylis

Lushnja- Luzi 2008 në Peqin

Besa- Flamurtari (në Luz)

Apolonia- Tomori

Nesër 14:00

Kastrioti- Korabi

AF Elbasani-Burreli (në Rrogozhinë)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!