England e ndaluar të gjykojë Liverpulin, Shkëndija mund Strugën, klasikja në Kukës

Nesër ora 11:00 në sallën e konferencave të stadiumit “Air Albania Stadium” do të zhvillohet konferenca për media e trajnerit të Kombëtares U21, Alban Bushi, i cili do të flasë për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese të ‘Euro U21’ ndaj Finlandës dhe Malit të Zi.

Klasikja e futbollit shqiptar Vllaznia-Tirana për javën e tetë Abissnet Superiore do të luhet në “Kukës Arena” ditën e shtunë në orën 14:00.

E gjitha për shkak të punimeve që po bëhen ne fushën e stadiumit “Loro Boriçi” për mbjelljen e barit të ri të saj.

Arbnor Muja, sulmuesi anësor i Kombëtares Shqiptare shënoi këtë mbrëmje në duelin e Ligës së Kampionëve për Antverp ndaj Shahtjor Donjetsk. Në fund shifrat shkuan 2-3 për ukrainasit.

Zvicër- Kosovë për kualifikuese të Euro 2024 do të luhet në stadiumin “St. Jakob-Park”, të Bazelit më 18 nëntor 2023. Kapaciteti prej 38.512 tifozësh.

Sot në Tetovë, u zhvillua sfida e prapambetur e javës së dytë mes Shkëndijës së Tetovës dhe Strugës. Shkëndija fitoi 1-0, me autor Aganspahiç dhe mori vendin e parë provizor me 20 pikë në 9 javë.

Darën England, zyrtari i VAR-it që bëri gabim fundjavën e kaluar (Totenhem- Liverpul) nuk do të gjykojë Liverpulin për pjesën tjetër të sezonit./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!