Turqia tërheq kandidaturën, Euro 2028 drejt Britanisë së Madhe

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në mbledhjen e tij më 10 tetor në Nion pritet të vendosë për zhvillimet e reja rreth kandidaturave.

Ishte kërkuar me 28 korrik të kandidonin bashkë. Kërkesa; Turqia dhe Italia për të organizuar Euro 2028 por e gjitha pritet të rrëzohet pas një jave.

Sipas ‘Transfer News Live’ do të jenë Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda ata që do të konfirmohen si mikpritëse të Euro 2028 pasi Turqia tërhoqi ofertën e saj.

Mbetet për t’u parë zhvillimet e reja dhe pozicionin e Italisë në këtë moment. Pala turke, në fakt, e kishte menduar tërheqjen që vitin e kaluar me preteksin se do të jetë më e gatshme për ta organizuar eventin e madh në kontinent në vitin 2032.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!