Osimhen në radarët e Çelsit

Mauricio Poçetino “paralajmëron” Napolin për situatën e Viktor Osimhen. Sulmuesi nigerian i Napolit sipas Sportmediaset mund të bëhet një nga objektivat e radhës të Çelsit pas problemeve të shfaqura mes tij dhe klubit të Napolit.

Në këtë pikë, trajneri argjentinas ka konfirmuar se blutë e Londrës janë gati të rikthehen për sulmuesin në merkato në kuadër të dritares dimërore.

“Sigurisht që tashmë jemi duke punuar në afatin kalimtar të janarit, por po punojmë gjithashtu për rikuperimin e lojtarëve të lënduar, si Nkunku, i cili do të na ndihmojë të shënojmë më shumë gola dhe të jemi më solid”, tha ndër të tjera Poçetino.

Kështu në krah të Brojës, pritet të vijë dhe një sulmues race si Osimhen duke rritur konkurencën./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!