Perisiç mbyll sezonin, kroati dëmtohet në…seancë

Sezoni ka përfunduar për Ivan Perisiç. Sipas të gjitha gjasave, anësori i majtë 34 vjeçar i Spurs do të kthehet në fushë në mesin e vitit 2024.
Një goditje e rëndë për Totenhamin, i cili do të duhet të heqë dorë nga një nga lojtarët e tij më me përvojë që ka në skuadër. Së paku për gjashtë muaj…
Kjo është deklarata e Totenhem:
“Mund të konfirmojmë se Ivan Perisic ka pësuar një dëmtim të rëndë në ligamentin e kryqëzuar anterior (ACL) të gjurit të djathtë. Lojtari më përvojë i Kombëtares kroate, u lëndua gjatë stërvitjes dhe do t’i nënshtrohet një operacioni.”