Katalanasja befasuese e La Liga-s, Xhirona pret Realin

Prova e së vërtetës, hirushja Xhirona pret nesër Realin në impiantin e tij (14.500 vende)

Ata mund të parakalohen këtë mbrëmje nga Barcelona (nis javën e tetë ndaj Seviljes) por ky sezon për Xhironën, një tjetër skuadër e rajonit në Katalunjë ka befasuar këdo në 7 javë të La Liga-s.

Ekipi i drejtuar nga Miguel Mitçell e nisi me një barazim edicionin e ri (Sociedad 1-1) ndërsa më pas kaloi me fitore në të gjitha përballjet duke marrë kreun e kampionatit spanjoll. Xhirona mundi Getafen (3-0), Seviljen (1-2), Las Palmas (1-0), Granadën (2-4), Majorkën 5-3) dhe së fundi Vijarealin 1-2.

Në radhë sfida me gjigandët e futbollit iberik Real Madrid e programuar nesër (30 shtator, 18:30) në mbrëmje në “Estadio Municipal de Montilvivi”. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!