Superiore/ Të dielën nis java, e shtata në tri ditë

Me Laçi- Dinamo 0-1 dhe Partizani- Tirana të shtyrë, u mbyll dhe akti i 6-të i edicionit të 85-të të Abissnet Superiore.

Egnatia pas fitores në Shkodër me Vllazninë 0-2 mban kreun e renditjes me 13 pikë. Tirana me një duel më pak vjen e dyta me 10 pikë ndërsa në vend të tretë është ngjitur Skënderbeu me 9-të. Partizani me dy takime për të rekuperuar i 4-ti me 8 pikë.

Ndërkohë, në prag java e 7-të. Do të luhet në tri ditë. Nga e diela në të martë të 5 përballjet me të tjera ndeshje mbushur me mistere.

Programi i javës së shtatë:

Java e 7-të Abissnet Superiore:

E diel, 01.10.2023
Egnatia-Teuta ora 14:00
Skënderbeu-Partizani ora 16:30

E hënë, 02.10.2023
Kukësi-Erzeni ora 14:00
Dinamo-Vllaznia ora 18:00 (në Elbasan)

E martë, 03.10.2023
Tirana-Laçi ora 14:00

Klasifikimi pas javës së 6-të:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!