Bielsa gati të marrë Uruguain
Marcelo Bielsa do të jetë trajneri i ri i kombëtares së Uruguait. Konfirmimi i shumë mediave e veçanerisht nga Olé, i cili nënvizon se si El Loco tani ka arritur një marrëveshje totale me Celeste pas aventurës së shkurtër të Diego Alonso në stol.
Sfidë e re profesionale për trajnerin argjentinas, tashmë 67 vjeç, i cili së shpejti do të zyrtarizohet nga Federata e Futbollit të Uruguait si trajner i ri.
Ndërkohë ekipi i fundit i Bielsa ishte Lids në Premier League. Madje ishte argjentinasi i cili e ngjiti skuadrën e ‘bardhë’ në elitën angleze por më pas u largua.
Tekniku i njohur ka drejtuar edhe Lilë, Marsejë, Atletik Bilbao, Espanjol por dhe kombëtaren e Argjentinës./Sportiim.al/