Inter eviton humbjen në fund, 7 gola në ‘Allianz Arena’
Kristian Asllani e nis nga minuta e parë, mesfushori kuqezi i Interit vlerësohet me notë të ulët (5).
Katër grupet e tjera të Champions League kanë zbritur këtë mbrëmje në fushë duke dhuruar të tjera emocione, por edhe surpriza.
Në Grupin A, Bajerni i Mynihut ia doli të merrte 3 pikë ndaj Mançester Junajtid mes spektaklit të golave. Bavarezët triumfuan në shtëpi në shifrat 4-3 dhe kryesojnë grupin pasi sfida tjetër, ajo mes Gallatasaraj dhe Kopenhagen, u mbyll në barazim 2-2.
Arsenal fitoi me goleadë ndaj PSV Eindhoven në Grupin B. Anglezët shënuan katër gola dhe ia dolën të mos pësonin, teksa Sevilja dhe Lens bënë paqe me nga një gol.
Në Grupin C fatet ndryshojnë në fund me Realin e Madridit të cilit iu desh goli i Belingam në shtesë për të kaluar Union Berlin dhe me italianët e Napolit festuan në limite fitoren ndaj Bragës kërcënuese falë një autogoli.
Sa i përket Grupit D Inter arriti të barazonte me vështirësi në transfertën spanjolle ndaj Real Sociedad, ndërsa Salsburgu kaloi 0-2 Benfikën me portugezët që luajtën një pjesë të madhe të lojës me 1 lojtar më pak.
Champions League:
Grupi A:
Gallatasaraj – Kopenhagen 2-2
Bajern Mynih – Mançester Junajtid 4-3
Grupi B:
Arsenal – PSV Eindhoven 4-0
Sevilja – Lens 1-1
Grupi C:
Real Madrid – Union berlin 1-0
Braga – Napoli 1-2
Grupi D:
Benfika – Salsburg 0-2
Real Sociedad – Inter 1-1
Conference League, Grupi A:
Lilë – Olimpija Ljubljana 2-0/Sara Gjidiaj/