Shqipëria, perla e Bajramit trondit Grupin E

Euro 2024, Grupi E: Republika Çeke- Shqipëri 1-1 (Krejçi 56’/ N. Bajrami 66′)

Shqipëria prezantohet skuadër e madhe, ndaj Republikës Çeke në “Fortuna Arena” të Pragës teksa del e barabartë me vendasit kryesues të Grupit E.

Një ndeshje e interpretuar plot pjekuri e dinamizem, edhe pse në ndonjë rast kuqezinjtë tregohen apatikë me disa topa të dhuruar…

Goli i shpëtuar nga Berisha në pjesën e dytë dhe perla e Nedim Bajramit në të 66′, mbyllin të gjitha dritëhijet e ndonjë pengu në gabime individuale apo në qarkullim të topit. Shqiperia, tani seriozisht në garë për një biletë në ‘Euro 2024.

Në një ndeshje shumë të luftuar, kuqezinjtë i kanë lejuar pak hapësirë vendasve të Silhavit përgjatë ndeshjes. Për ta mbajtur larg e vënë disa herë në alarm skuadrën pritëse. Kryesisht me Asanin në të djathtë e Cikalleshin në qëndër.

Berisha, kjo pikë e fortë kuqezi, u mposht nga një gol i cili u akordua nga VAR ndërsa duhet pranuar se goli ishte plotësisht i rregullt. Më pas, në skenë ngjitet Nedim Bajrami pas atij topi të nxjerrë me “gjak” nga Jasir Asani e gjuajtjes së përpiktë të tetovarit, duke barazuar shifrat në 1-1.

Në fund, Shqipëria i’u afrua golit të fitores por në tentativen 3 ndaj 1, ndërsa Mirlind Daku në debutim, e lëshoi më shumë se duhet topin duke mos konkluduar mundësinë e artë.

Gjithësesi, kuqezinjtë kënaqen me një barazim 1-1 që na mban në vendin e dytë në grup plot optimizëm për takimin e së dielës në Arenën Kombëtare ndaj Polonisë./Sportiim.al/

Ndërkaq grafikisht, rezultatet e të gjitha takimeve të sotme Euro 2024

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!