Sot/ Silvinjo para mediave, Teuta zbret në fushë, nis e Para
Axhendë e pasur sportive këtë të shtunë të 2 shtatorit 2023.
Në orën 11:00, trajneri i Kombëtares A Silvinjo do të dalë para mediave sportive për të folur për grumbullimin e kuqezinjëve lidhur me dy sfidat e shtatorit (7 dhe 10, kualifikuese ndaj Çekisë dhe Polonisë), dhënë përgjigje për ftesat e 25 lojtarëve të ftuar etj.
Më tej dita vijon me startin e Kategorisë së Parë e cila sheh si ‘Premierë’ duelin e Vorës aty ku Vora vendase do të debutojë për herë të parë në këtë nivel përballë Besës së Kavajës (15:00).
Ndërkohë po sot por në 16:00, sfidat e para dhe për çiftet Tomori-Korabi, Luzi 2008- Flamurtari dhe Bylis- Burreli. Kastrioti- AF Elbasani dhe Lushnja- Apolonia luajnë nesër.
Abissnet Superiore do të ketë sot në axhendë vetëm një ndeshje. Në terrenin e stadiumit “Niko Dovana” me start orën 19:00 dueli Teuta-Tirana. Për durrsakët e teknikut Diego Longo kjo është sfida e parë sezonale.
‘Djemtë e Detit’ kanë për të zhvilluar dhe takimin e javës së parë me Partizanin me përballjen e shtyrë për shkak të impenjimit të të kuqëve në Conference League.
Nesër (të dielën) dy ndeshjet e mbetura të javës së dytë: Kukësi- Egnatia (16:00) dhe Partizani- Laçi (19:00)/Sportiim.al/