Taremi, më në fund i …Milanit

Mehdi Taremi mund të konsiderohet një lojtar i ri i Milanit në Serie A. Puna e kuqezinjve e orëve të fundit ka sjellë rezultatet e dëshiruara:

Oferta e re e prezantuar dje nga dyshja Furlani-Monkada ka bërë efekt te drejtuesit e lartë të Portos, të cilët janë bindur të lejojnë lëvizjene sulmuesit me origjinë iraniane.

Propozimi prej rreth 15 milionë euro plus bonuse ka qenë vendimtar. Ndërkohë, Milani, nxiton pasi praktika për regjistrimin e një lojtari jashtë BE-së nuk është fort e lehtë.

Më tej, Sportmediaset raporton se është arritur marrëveshje edhe për pagën e tij, e cila duhet të jetë rreth 3 milionë euro për tre sezone. Me Taremin te Milanelo, zhbllokohet edhe largimi i Lorenco Kolombos, në formë huazimi, drejt Monzas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!