Lukaku te Roma, pranon ulje page 30%

Romelu Lukaku rikthehet në Serie A. Është Roma e Zhoze Murinjos e cila ia doli të afrojë sulmuesin belg.
Ai ka mbërritur në aeroportin e Romës me një avion privat të pilotuar nga pronari i Romës, Dan Friedkin dhe është pritur në aeroport nga tifozë të shumtë.
Fluturimi i djeshëm i sulmuesit belg Romelu Lukaku drejt Romës u ndoq nga 47,300 persona në Flightradar.
Marrëveshja e huazimit nga Çelsi pritet të konkretizohet sot.
Sulmuesi belg thuhet se ka rënë dakord të pranojë një ulje rroge prej 30 për qind për t’iu bashkuar verdhekuqëve të Romës./Sportiim.al/