Lukaku/ Në skenë ngjitet Roma, drejtuesit në Londër

Për belgun edhe Milan ka interes, në mbrëmje vendos…lojtari

Në javën e fundit të merkatos, e ardhmja e Romelu Lukakut ende nuk dihet teksa belgu mban skenën e këtij tregu. Mësohet se orët e fundit ka pasur një lajm të rëndësishëm për të ardhmen e sulmuesit.

Çelsi si klubi që ka kartonin e futbollistit është i hapur për transferime huazimi dhe mbi të gjitha ka pasur kontakte zyrtare mes klubit londinez dhe Romës në Serie A.

Klubi verdhekuq synon të marrë Big Rom-in në huazim e cila duket disi e vështirë parë faktin që së paku duhen paguar 10 milionë euro.

Në fakt, 30-vjeçari është i hapur dhe mirëpret një transferim në kryeqytet pasi duket se ka folur paraprakisht me Murinjon.

Sipas Sky Sports, një delegacion nga Roma, me Tiago Pinto dhe Rian Friedkin në krye, u nisën për në Londër, ku po planifikojnë një takim blitz për të marrë aprovimin e lojtarit. Takimi pritet të zhvillohet në mbrëmje, pas ndeshjes Çelsi- Luton (21:00). /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!