Beci rikthehet në Shkodër, kontratë afatshkurtër

Dritmir Beci pas 7 sezonesh rikthehet në Shkoëer, aty ku e nisin praktikisht karrieren futbollistike.

Pjesë e Skenderbeut në sezonin e kaluar mbrojtësi kapatur gjithë mundësinë të aktivizohej në atë kampionat që përkoi me rikthimin e korçarëve në elitë.

Klubi shkodran e zyrtarizoi të hënën teksa shkruan:

“Dritmir Beci rikthehet në shtëpi. Mbrojtësi shkodran pas disa sezonesh të suksesshme në ekipe të ndryshme, së fundi tek Skënderbeu, tani do të jetë pjesë e Vllaznisë.

27 vjeçari ka firmosur për një sezon me kuqeblutë, me të drejtë shtyrje edhe për një sezon tjetër. Mirë se erdhe Dritmir Beci!”

Po dje Vllaznia afroi brazilianin Bruno Gomes De Oliveira Conceição.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!