Dinamo bëhët me dy fusha, FSHF ecën me projekte

Në një postim të fundit të kreut të FSHF Armand Duka në Facebook, shkruhet se klubi Dinamo ka përfituar dy fusha nga projekti madhor i institucionit të futbollit për 100 fusha.

Duka:

“Dy fushat e reja të skuadrës së Dinamos, pjesë e projektit tonë madhor 100 fushat, janë drejt përfundimit dhe njëra prej tyre brenda 10 ditëve do të jetë në dispozicion të ekipeve për zhvillimin e seanca stërvitore.

Ndërkohë që fusha me bar natyral po ecën me ritme të larta duke i shtuar infrastrukturës sportive në Qarkun Sportiv Tiranë dy fusha të tjera për djemtë dhe vajzat që ndjekin ëndrrën e tyre të madhe.

Në të gjithë vendin vazhdojnë me ritme të larta punimet për fushat e reja që po ndërtohen me financimet e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Në prag të sezonit të ri futbollistik dua të garantoj të gjithë futbollistët dhe futbollistet se ne do të bëjmë gjithçka dhe nuk do të ndalemi në transformimin e infrastrukturës futbollistike.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!