Xhixha vjen goli i pestë në Champions League

Eleminohet Karabak, rruga e bomberit shqiptar do të vijojë në Europa League…
Redon “Champions”. Sulmuesi kurbinas i Karabak arriti të shënojë edhe sot në Champions League për skudrën e tij azere.
Ky ishte goli i pestë për ish lojtarin e Laçit dhe Tiranës duke dëshmuar formën optimale që po kalon.
Ndërkaq Karabak e mbylli 1-1 ndeshjen e kthimit me Rakov të Polonisë duke u eleminuar nga Liga e Kampionëve pas dy ndeshjeve (3-2 e vajtjes).
Skuadra e Xhixhës do të luajë në vijim në Europa League./Sportiim.al/