Shehi: Rival i fortë, ndaj Beshkitash kërkoj ekuiliber

Shehi, trajner i Tiranës, në konferencën për shtypin, në prag të ndeshjes së kthimit me Beshiktashin, në turin e dytë të Conference League tha se Tirana do të tentojë të japë më të mirën e saj.

I shoqëruar nga portieri Gentian Selmani tekniku bardheblu foli për shumë detaje ndërsa lidhur me shortin e edicionit të ri tha se starti me Dinamon është në momentin e duhur.

Shehi:

“Do të kërkojmë të jemi në vazhdën e ndeshjeve të fundit, edhe pse jemi koshientë që kemi përballë kundërshtar të fortë. Ta nisim ku e lamë në ndeshjen e parë.

Shpresoj që të kemi një skuadër me ekuilibër, sepse ekuilibri është shumë i rëndësishëm përballë kundërshtarëve të tillë. Sigurisht që ndeshjet më pas vendosen nga episode.

Ekipe me buxhete të tilla është më mirë t’i përballësh më vonë. Me përvojën që kam unë, është hera e parë që përballemi me kundërshtar të nivelit të tillë.

Do të futemi në fushë për të dhënë më të mirë, me synimin për ta kthyer rezultatin. Shanset varen nga situatat që do të krijohen gjatë lojës, që të afrojnë apo të të largojnë nga objektivi.

Kalendari i ri i Abissnet Superiore?

E mirëpritem shortin. Sfida e parë me Dinamon vlen dhe për faktin se ne do të shohim gjëndjen e grupit pas ndeshjeve europiane”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!