Zekiç kërkon maksimumin, Partizani për biletën ndaj Valmerias

Partizani dhe Atletik d’Eskaldes sot në stadiumin “Air Albania Stadium”, duke nisur nga ora 20:45 në të kthimit të turit të dytë të Conference League.

Për të kuqtë e Zoran Zekiç kalimi i turit, kthehet në detyrim. Jo vetëm fakti i diferencave në cilësi apo rezultati 1-0 i arrirë një javë më parë në ‘Estadi Comunal’, por dhe fakti që në turin e tretë kampionët do të kenë përballë Valmeria të Letonisë (letonezët kanë fituar 0-3 ndaj Tre Pene të San Marinos dhe luajnë sot të kthimit në shtëpi në 17:00), dikton për të kërkuar me ngulm fazën Play Off.

Në fakt Ateltik ‘D’Eskaldes pritet të mos ketë ndyshime sot pasi andorrianët kanë pësuar largime të shumta në dhjetë ditë ndaj sot trajneri Dani Luke pritet t’i besojë formacionit të javës së kaluar. (Në sfidën e parë: Garcia: Aguero, Sgro, Havi Morales, Rodriguez; Bohumas, Ferrer, Paez; Rabazo, Piloto, Gomez).

Ndërkohë te Partizani, Zekiç mund të nisë me disa ndyshime. Përpos bazës së javës së kaluar në start pritet të jetë Gjelbrim Taipi por ndoshta dhe Eros Grezda. Mensah jashtë pas operimit ndërsa Remzifaik Selmani u largua nga Partizani.

Kjo ndeshje do të gjykohet nga armeni Zaven Hovanisjan./ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!