Femra/ Starton Botërori, Zelanda e Re hap me fitore
Vendaset mundin në start Norvegjinë, fituesen e Grupit të Shqiprëisë në kualifikueset e Europës.
Me fitoren e Zelandës së Re ndaj Norvegjisë, sot në mëngjes u hap zyrtarisht Kupa e Botës për femra e cila zhvillohet në Australi dhe Zelandë të Re.
Goli i parë ishte i Uilkinson e cila i dha fitoren 1-0 mikpritësve të Zelandës së Re. Dy kombëtaret gjëndën në Grupin A së bashku me Filipinet dhe Zvicrën teksa ndeshën nesër paradite.
Në 12:00, startoi edhe Grupi B i këtij Botërori. Në fushë dueli Australi- Irlandë. Në fund, ndeshja u mbyll 1-0 për Australinë./Sportiim.al/