Tetova mban sekrete, Malota: E kalojmë Araratin

Edlir Tetova i shoqëruar nga Renato Malota doli sot para ndeshjes vendimtare të Egnatias në Conference League ndaj Ararat -Armenia në program nesër në orën 20:00 në ‘Elbasan Arena’.

Duke folur për ndeshjen e kthimit (1-1 e vajtjes), trajneri durrsak i rrogozhinasëve foli shkurt duke mos dashur të japë shumë detaje. “Do ketë ndryshime në formacion por të gjitha do i zbulojmë nesër”, ka thënë ndër të tjera trajneri.

Ndërkohë mbrojtësi i përvojës Renato Malota ka evidentuar faktin se ai ka eksperiencë të madhe në ndeshjet europiane dhe se nesër me Egnatian do të jetë në maksimum për të udhëhequr prapavijën.

“Flas nga eksperienca ime pasi kam luajtur me disa skuadra në Europë. Fatmirësisht kam kaluar disa ture dhe pak a shumë i njoh ekipet. Ato që kemi përballë.

Kemi treguar se kemi patur ekipe shumë më të fortë se Araratin dhe kemi kaluar. Kështu që nëse jemi në ditë të mirë dhe zbatojmë detyrat them se do i kalojmë ata”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!