Nis Botërori i Femrave, Infantino mbrohet: Lekët i keni në Federata…
Shqipëria ishte në Grupin F, së bashku me Poloninë, Kosovën, Norvegjinë, Belgjikën dhe Armeninë. Pa mundur të kualifikohet për në Botërorin ‘Australi- Zelandë e Re 2023’
Nesër do të fillojë Botërori për femra në Australi dhe Zelandë të Re (Zelanda e Re-Norvegjia në orën 9 të mëngjesit hap Botërorin), dhe Xhani Infantino, numri 1 i FIFA-s, ishte i qartë teksa foli për protestat e futbollsitëve femra nga Australia për pagat:
“Në prag të ndeshjes, kam ndërmend të përqendrohem në aspektet pozitive, asgjë tjetër. Duke filluar Nga 21 gushti do të kujdesemi për të gjitha problemet ekzistuese dhe të ardhshme, por kemi ndërmarrë hapa të rëndësishëm dhe kemi hartuar një kurs”.
Këto deklarata vijnë pas rastit të vajzave nga Australia, të cilat në një video denoncuan diferencën në paga dhe çmime me meshkujt gjatë Botërorint ‘Katar 2022’.
Infantino nuk ka dashur të hyjë në merita, duke thënë se i takon federatave të sigurojnë që paratë e garantuara nga FIFA të arrijnë te lojtarët e Kupës së Botës.
🗣 “Today I feel…”
— BBC Sport (@BBCSport) July 19, 2023
Fifa president Gianni Infantino feels different now to how he did ahead of the men’s World Cup. #BBCFootball pic.twitter.com/CFrbLHy1wP
