Skuadrat shqiptare në turin e dytë…

Shorti për raundin e dytë të Champions League u mbajt sot në Nion të Zvicrës. Skuadra kampione e Shqipërisë, Partizani, njohu gjithashtu kundërshtarët e turit të dytë në rast kualifikimi përballë Bate Borisov.

Për demat goglat përcaktuan kampionët e Qipros, Aris Limasol, si provë e dytë, gjithmonë nëse të kuqtë ia “hedhin” ndaj Borisov në provën e parë. Përballja e parë e këtij turi do të luhet në transfertë.

Ndeshjet e këtij turi do të zhvillohen më 25/26 korrik dhe 1/2 gusht, por më parë duhen pritur rezultatet e ndeshjeve të 11/12 dhe 18/19 korrikut.

Pas Partizanit, edhe Tirana, Egnatia dhe Vllaznia mësuan kundërshtarët e tyre në rast kualifikimi të mundshëm në Conference League.

Për bardheblutë goglat nuk u treguan dhe aq të mëshirshme, teksa prova e dytë për fituesen e çiftit Tirana – Dinamo Batum do të jetë skuadra turke e Beshiktashit.

Nga ana tjetër, rrogozhinasit i presin grekët e Aris Selanik në rast se ia dalin përballë Araratit të Armenisë, ndërsa për Vllazninë do të jenë polakët e Pogon Zhezçin kundërshtarët e turit të dytë gjithmonë nëse shkodranët kalojnë Linfild./S.Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!