Infantino: Berluskoni shndërroi mendimet në realitet

Për ndarjen nga jeta të Silvio Berluskonit sot, ka reaguar në trajtën e një ngushëllimi dhe Presidenti i FIFA-s Xhani Infantino. Ai shkruan:

“Të shumtë ishin ata që shikonin atë si një vizionar dhe kishin të drejtë. Në nivel futbolli, ai kishte parashikuar gjithçka shumë përpara të tjerëve dhe në fakt u bë presidenti më i suksesshëm në historinë e klubit”.

Kështu Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, ka nderuar Silvio Berluskonin, i cili u nda nga jeta sot në moshën 86-vjeçare. Kreu i FIFA-s me origjinë italiane shkruan në një Stry në Instagram:

“Dua ta kujtoj kështu, si personin që në sportin tonë të dashur ëndërroi dhe më pas i shndërroi mendimet në realitet”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!