Milan/ Largimi i Maldinit, Leao e të tjerë lojtarë irritohen

Kundër vendimit të Kardinales kanë dalë shumë futbollistë por dhe shumica e tifozerisë. “Maldini është fytyra e klubit tonë”, -tifozët.

I gjithë zhgënjimi në një emoticon. Asnjë konfirmim por buzëqeshja e hutuar e postuar nga Rafael Leao në rrjetet e tij sociale pas përhapjes së lajmit për lamtumirën e Paolo Maldinit me Milanin shkruan ‘Sportmediaset’, nuk mund të mos lidhet me përçarjen e mundshme mes numrit një të klubit kuqezi, Kardinale dhe ish-kapitenit.

Fotoja e bërë tri ditë më parë e tregon atë duke buzëqeshur me drejtorin dhe Masarën në nënshkrimin e rinovimit të kontratës me kuqezinjtë deri në vitin 2028, në përfundim të një negociate të gjatë dhe rraskapitëse.

Ndërkaq foto e fundit e postuar në Instagram nga sulmuesi portugez i ulur me Maldinin në një stol në Milanelo teksa ata flasin mes tyre, kur zgjatja e kontratës ishte ende për t’u përcaktuar.

Sipas asaj që raporton Repubblica, skuadra kuqezi e ka marrë shumë keq lamtumirën e Maldinit. Nga Leao te Teo Hernandez apo Maignan: të gjithë duken se janë në krah të drejtorit sportiv Paolo Maldini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!