Akordi në Durrës, Shehi dhe një edicion te Tirana

Orges Shehi do të vijojë të jetë trajner i Tiranës. Mësohet se pas një darke në Durrës teksa ishin prezent presidenti Refik Halili, drejtori Tefik Osmani dhe trajneri Orges Shehi është rënë dakort që tekniku 45 vjeçar të vijojë edhe për një sezon me Tiranën.

Halili dhe Osmani duket se e kanë bindur Shehin për të vijuar ndërkohë që me këtë hap të radhës durrsaku ka lënë pas ofertat e Shkëndijës së Tetovës dhe Vllaznisë.

Sakaq ka ardhur dhe njoftimi i Tiranës:

Njoftimi i klubit bardheblu:

“Klubi i Futbollit Tirana njofton arritjen e marrëveshjes me trajnerin Orges Shehi. Pas bisedimeve mes palëve, klubi dhe tekniku vendosën të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre. Presidenca dhe drejtori teknik i skuadrës Tefik Osmani shprehin falenderimet për profesionalizmin dhe punën e madhe që trajneri i dy vjeçarit të fundit ka bërë me ekipin si edhe kënaqësinë të vijojnë të kenë Orges Shehin në krye të pankinës KF Tirana. Të bindur se ky do të jetë hapi i parë i sigurtë drejt projektimit të një skuadre solide dhe kampione. I urojmë suksese trajnerit në vazhdimësinë e punës së tij nën stemën bardheblu”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!