Inter në radarët e manjatit finlandez

Janë shtuar zërat për të ardhmen e presidencës së Interit, me mundësinë Suning që së shpejti mund të vlerësojë ofertat e reja për shitjen e klubit nga Milano. I fundit, siç raportohet nga Reuters, rezulton ai i miliarderit finlandez Tomas Ziliacus, një ish-drejtues i Nokia-s, i cili muajt e fundit është përpjekur të merrte edhe Mançester Junajtid.

Duket se manjati finlandez i ka vënë syrin klubit italian dhe së shpejti mund të mbërrijë një ofertë për Suning. Por kur u pyet për interesimin e tij për zikaltërit, ai dribloi: “Nuk e shqetësojmë Zhang dhe Interin, ata kanë Champions League”, raporton Sportmediaset.

Nga ana tjetër, vetë Ziliacus mban një profil të ulët, duke iu shmangur pyetjeve rreth operacionit të mundshëm. Ai shkroi në Twitter: “Shumë njerëz po më pyesin nëse dua apo jo ta blej Interin. Stiven Zhang është pronari dhe ka bërë një punë të jashtëzakonshme.Ai ka respektin tim më të thellë. Kemi rënë dakord të mos shqetësojmë njëri-tjetrin pasi në fokus mbetet përqendrimi i ekipit në funksion të finales së Champions League”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!