Fleken te Brentford, ‘digjet’ Strakosha
Pas vuajtjeve si pasues i portierit David Raja, Tomas Strakosha do duhet të vuajë një tjetër lëvizje të bërë zyrtare sot.
Klubi i Brentford ka njoftuar se portieri i Frajburg, Mark Fleken ka firmosur me skuadrën angleze për 4 sezonet e ardhshme dhe ka një klauzolë 13 milion eurosh.
Me asnjë minutë këtë sezon në Premier Ligë, teksa Strakosha është aktivizuar vetëm 2 ndeshje në Kupë duket se e ardhmja e tij te skuadra e Premier League, ka prekur fundin.
Për këtë transferim, trajneri i portierëve te Brentford Manu Sotelo u shpreh. “Mark ka performuar në një nivel të lartë në Bundesligë, duke qenë një nga portierët më të mirë atje. Ai do të përshtatet shumë mirë me stilin tonë të lojës.”, u shpreh ndër të tjera trjaneri Manu Sotelo./Sportiim.al/
“We’re going to rock it” 🤘
— Brentford FC (@BrentfordFC) May 31, 2023
Mark’s message to you#WelcomeFlekken pic.twitter.com/VsB0ufr1xa