Premier League jep verdiktet, Brajton në Europë

Ka prekur vijën e finishit edhe Premier League e cila luajti ditën e sotme javën e saj të 38-të dhe të fundit. Mançester Siti, i kurorëzuar më parë kampion, e mbylli sezonin me një humbje minimale përballë Brentford.

Bileta e Conference League shkoi për Aston Vilën pas triumfit 2-1 në sfidën ndaj Brajton të kualifikuar në Europa League, ashtu si dhe Liverpul që ditën e sotme barazoi mes një ‘thesi’ golash ndaj Sauthemptonit.

Jashtë zonës europiane mbetet Totenhem pavarësisht se Spurs bëri detyrën përballë Lids. Sakaq, Everton ia doli të shpëtonte nga rënia pasi mposhti 1-0 Burnemuthin, por ky rezultat fundosi Leiçesterin të cilit nuk i shërbeu aspak 3-pikëshi përballë Uest Hemit.

Në duelet e tjera Arsenal shkatërroi Uolves me 5 gola ku 2 prej tyre u shënuan nga Xhaka, teksa me fitore e mbylli dhe Mançester Junajtid. Për Çelsin vetëm një barazim ndaj Njukasëll Junajtid që sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Champions League.

Premier League, Java 38:
Arsenal – Uolves 5-0
Aston Vila – Brajton 2-1
Brentford – Mançester Siti 1-0
Çelsi – Njukasëll Junajtid 1-1
Kristal Palasë – Notingham Forest 1-1
Everton – Burnemuth 1-0
Lids – Totenhem 1-4
Leiçester – Uest Hem 2-1
Mançester Junajtid – Fulhem 2-1
Sauthempton – Liverpul 4-4

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!