Sot/ Flamurtari- Korabi një finale…shprese

Këtë pasdite me start orën 17:00, në ‘Kompleksin Partizani’ apo siç ka nisur të quhet (ende jo një vendim zyrtar-redaktori) “Arena e Demave”, dueli final i fazës play off ndërmjet Flamurtarit dhe Korabit.
Dy skuadrat fituese të kësaj faze në Kategori të Parë, në finale për të nxjerrë skuadrën e cila më tej do të zhvillojë duelin e fundit me të tetën e Abissnet Superiore në tentativë për t’u ngjitur në Superiore për edicionin 2023-24.
Nuk ka favoritë. Pavarësisht emrit të Flamurtarit dhe renditjes më të mirë në kampionat, në aktualitetin e javëve të fundit, vlonjatët kanë shfaqur luhatje teksa vetëm një penallti e humbur nga Apolonia (Asllanaj 89′) në fund të ndeshjes (1-1 final), i’u dha të drejtën për të qenë ajo skuadra e sotme në këtë takim final.
Nga ana tjetër dibranët. Ndonëse kanë ruajtur trendin si skuadër e zonës play off, fitorja e fundit në Berat me Tomorin (i duhej vetëm fitorja për të ardhur këtu), tregon se dhe ndaj Flamurtarit do të bëjë gjithçka për të shtuar shanset e një sfide direkte për një biletë Superiorjeje./Sportiim.al/