Partizani zgjat duart te titulli i 17-të, Europa mister, bie Kastrioti

Të papriturat e këtij edicioni futbollistik në Abissnet Superiore nuk kanë të ndalur e duket se do të shoqërojnë deri në aktin e fundit. I vetmi verdikt që dha kjo javë e parafundit ishte rënia zyrtarisht nga Kategoria e Kastriotit.

Çështja titull mbetet e pazgjidhur pas fitores së Partizanit me përmbysje ndaj Kastriotit dhe barazimit që Tirana mori përballë Bylisit. Në kohë reale, Partizani dhe Tirana udhëheqin me pikë të barabarta, 64 secila dhe derbi do të zgjasë deri në fund të këtij kampionati.

Spektakël në “Loro Boriçi”. Vllaznia – Laçi ishte më shumë se sa një finale por që u mbyll pa fitues. Shkodranët shënuan të parët, teksa bardhezinjtë gjatë gjithë kohës dominues, barazuan me 11-metërshin e Guindos. Miqtë shpërdoruan raste flagrante për të përmbysur sfidën e cila u luftua deri në çastet e fundit. Dy shtylla nga Ujka dhe Spahiu…

Sakaq, Teuta bëri një hap më shumë drejt Europës falë fitores në shifrat 1-0 ndaj Egnatias të kualifikuar tashmë, ndërsa Kukësi – Erzeni u mbyll në barazim pa gola.

Renditja e fundtabelës sheh Bylisin në vend të nëntë me 38 pikë, shijakasit në zonën “play-out” me 40 pikë dhe Kukësin një pozicion më lart me 42 pikë. Një biletë për Conference League ende e lirë.

Abissnet Superiore, Java 35:
Tirana – Bylis 2-2
Kastrioti – Partizani 1-4
Kukësi – Erzeni 0-0
Vllaznia – Laçi 1-1
Teuta – Egnatia 1-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!