Qartësohet Superiorja, 90′ e fundit për t’i vënë kapakun

Pas përfundimit të javës së 35-të ose e parafundit të këtij edicioni, dilemat e mëdha (nuk) janë qartësuar. Kështu titulli duket se do të vendoset në duelet Partizani- Teuta dhe Erzeni- Tirana.

Dukshëm favorit Partizani të cilit i mjafton fitorja me durrsakët për t’u kurorëzuar për herë të 17-të kampion i vendit.

Ndërkohë pasi ka siguruar europën, Egnatia ka lënë një vend bosh sa i takon Conference League (është finaliste e Kupës bashkë me Tiranën).

Në valle kanë mbetur Teuta (47), Vllaznia (46), dhe Laçi (45). Këtu skenarët janë mjaft intrigues pasi Teuta ka transfertën e vështirë me Partizanin të cilit i duhen tri pikë për të qenë i sigurtë kampion. Në anën tjetër Vllaznia luan në Ballsh ndërsa vendasit duan shpëtimin.

Hipotetikisht nëse humb Teuta dhe Vllaznia del me një pikë, do të jetë skuadra e Nicës që kalon. Gjithnje nëse Laçi merr tri pikë ndaj Kastriotit në shtëpi.

Në këtë rast, futet në lojë renditja ‘avulsa’. Me tri skuadra me 48 pikë do të jetë Laçi ajo që ulet në sofrën europiane sepse në klasifikimin tresh ka rezultate më të mira (17 pikë).

Sakaq nëse humb Vllaznia por dhe Teuta, Laçi me tri pikë në takimin e fundit, do të ishte ajo skuadra që ecën për herë të 10-të në Europë.

Gjithësesi, nga kjo javë u dhanë dy verdikte. Kastrioti bie nga Abissnet Superiore ndërsa Kukësi nuk e ka këtë fat dhe nëse humb sfidën e fundit me Egnatian në Rrogozhinë. Më e keqja për verilindorët do të jetë play -off-i

Java e 36-të e hënë 29 maj ora 16:00

Egnatia- Kukësi

Laçi- Kastrioti

Partizani-Teuta

Erzeni- Tirana

Bylis- Vllaznia/Sportiim.al/

Klasifikimi pas javës së 35:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!