Junajtid merr biletën Champions, Muriqi goli…rekord

Nga:Sara Gjidiaj
Java e 37-të dhe e parafundit e Premier League u mbyll me Mançester Junajtid – Çelsi. “Djajtë e Kuq” siguruan një fitore bindëse ndaj Bluve të Londrës që nuk i ndahen zhgënjimeve.
Kështu, skuadra e Ten Hag zyrtarizon edhe biletën e Champions League për sezonin e ardhshëm, ashtu siç kanë bërë edhe Mançester Siti, Arsenal dhe Njukasëll Junajtid në kampionatin anglez.
Sakaq, në La Liga Vedat Muriqi ishte protagonist me Majorkën duke shënuar golin e fitores (i14-ti) përballë Valencias, ndërsa përballja direkte për një vend në Conference League u fitua nga Osasuna që përballë Atletik Bilbaos kaloi falë 2 golave. Skuadrat janë me pikë të barabarta në klasifikim por Osasuna favorizohet nga përballjet direkte.
Rezulatet:
Premier League:
Mançester Junajtid – Çelsi 4-1
La Liga:
Majorka – Valencia 1-0
Osasuna – Atletik Bilbao 2-0