Ronaldo i jep tri pikë Al Nasr, por kreu…

Kristiano Ronaldo çon Al Nasr në një fitore të madhe kundër Al Shabab të Banega. Ylli portugez shënoi golin e fitores 3-2, pasi ekipi i tij kishte pësuar dy gola në pjesën e parë dhe kishte gjetur golin e barazimit falë Talisca në fundin e fraksionit të parë dhe Gareb me startin e së dytës.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë gjeti golin në të 59′-ën duke i dhënë tri pikë Al Nasr e mbajtur gjallë shpresat për të kapur vendin e parë në kampionatin elitar të Arabisë Saudite.
Në fakt liderët Al-Itihad gjithashtu fituan, duke ruajtur një epërsi prej tre pikësh në renditje me dy ndeshje të mbetura në Ligën Profesionale Saudite./Foto Twitter/ Sportiim.al/