Finalja e Kupës, Inzagi: Fiore skuadër e shëndetshme
Numërimi mbrapsht për finalen e Kupës së Italisë Fiorentina-Inter po mbyllet ndërsa trajneri i Interit Simone Inzagi duke folur në konferencën për shtyp në prag të finales në Olimpico, ndër të tjera tha:
Favorit për trofeun?
“Është e qartë se është një finale, unë kam luajtur në disa dhe ndonjëherë kemi qenë favorit dhe të tjerë të dobët. Nesër do të përballemi me një ekip të shëndetshëm, në 24 ndeshjet e fundit ata kanë humbur katër herë dhe kanë fituar pothuajse gjithmonë.
Ne e dimë se çfarë na pret, jemi përballur me njëri-tjetrin për shumë vite. fituam dhe humbëm këtë vit. Ata merituan dy finale si ne, do të jetë e hapur, por ne duhet të jemi një ekip dhe të shfaqemi mirë për të mbajtur lojën. Do të shihet nga momentet dhe episodet, duhet të jemi të zotë ta administrojmë”.
Specialist i finales së Kupës
“Shpresojmë që ky trend të vazhdojë sepse kemi dy finale për të luajtur. Jam i kënaqur dhe shpresoj që tradita të vazhdojë. Në këto vite më duhet vetëm të falënderoj grupin, sepse e kemi kaluar ditë të mira dhe të këqija.
Ne muajt e fundit kemi bere gjera te rendësishme,finalja e Kupes se Italisë nuk është e dhuruar sepse nuk kemi qenë prej kaq vitesh. Kemi qenë mire në kampionat por po na mungon një hap i vogël. Finalja e Champions League është e papritur për shumicën, por ne e kemi besuar tqë nga shorti”.