Siti kampion, Bajern ‘dorëzon’ titullin, Ballkani kampion në Kosovë

Angli:
Me tri ndeshje për të luajtur, Mançester Siti i Pep Guardiolës shpallet kampion për herë të tretë radhazi Premier League. Trofeu i sezonit futbolistik 2022-2023 erdhi këtë pasdite pas humbjes së sotme të Arsenalit ndaj Notingham Forestit në transfertë me rezultatin 1-0.
Gjermani:
Bajern Mynih shumë pranë dorëzimit të titullit kampion në Bundesligë. Sot i mundi në shtëpi Lajpcig me shifrat 1-3. Dortmund luan nesër me Augsburg duke patur mundësinë e kapërcimit me dy pikë. Në Gjermani sot dhe nesër luhet java e parafundit.
Kosovë:
Me një javë nga fundi, Ballkani në Superligën e Kosovës shpallet kampion për herë të dytë radhazi.
Maqedoni e Veriut:
Struga e cila u shpall kampione javën e kaluar, luajti sot në Shkup finalen e Kupës së vendit fqinj ndaj Makedonija GP. Sfida pas barazimit 1-1 kaloi në kohë shtesë ndërsa fituesi u vendos nga penalltitë. Me penallti fitoi Makedonija GP.