Gjasula me Darmstadt rikthehet në Bundesligë, Serie B jep verdiktet

Me një javë nga epilogu, Darmstadt siguroi matematikisht rikthimin në Bundesligë. Skuadra ku aktivizohet mesfushori tiranas Klaus Gjasula, kaloi këtë mbrëmje 1-0 Magdeburgun, duke u ngjitur në kuotën e 67 pikëve.
Të mjaftueshme për të nisur festën e biletës që të ngjit në elitë. Për mesfushorin kuqezi kjo do të jetë hera e dytë që aktivizohet në Bundesligë (pas Paderbornit).
Para pak minutave u dhanë verdiktet e Serie B në Itali. Frosinone e Xhenova janë rikthyer në Serie A ndërsa ky kampionat inferior është në pritje të play-off-it dhe play-out-it.
Ndërkaq pas Beneventos dhe SPAL, edhe Peruxha zbret në Serinë C, ndërsa Breshia dhe Kosenza do të kenë ende një shans, atë të play out-it.
Gjithashtu janë përcaktuar dhe radha e play-off-it, që do të përcaktojnë se kush do të ngjitet në Serie A me Frosinone dhe Xhenovan.
Kaljari-Venecia dhe SudTirol-Rexhina do të përballen me njëri-tjetrin në raundin paraprak, ndërsa Parma dhe Bari do të marrin pjesë drejtpërdrejt në gjysmëfinale.Fituesi ngjitet në Serie A /Sportiim.al/