Erzeni/ Shkarkohet Kapllani

Tetë ndeshje pa fitore dhe vendi i 8-të në tabelë kanë detyruar drejtuesit e klubit Erzeni të shkarkojnë trajnerin Kapllani.
Sipas Euronevs Xhevahir Kapllani nuk është më trajner i Erzenit të Shijakut.
“Burime për gazetarin e Euronews Albania, Enriko Gabaj konfirmojnë se bordi drejtues është mbledhur në mbrëmje dhe ka vendosur për largimin e teknikut.
Shijakasit aktualisht kanë zbritur në vendin e 8-të në tabelë, ndërsa përgjegjësia ka rënë mbi Kapllanin. Në 3 ndeshjet e mbetura, Erzeni do të drejtohet nga zv/trajneri Deliallisi”,shkruhet në material.